Skandal: Olta takon fshehurazi burrin në 'Big Brother Albania VIP'

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 15:01
Skandal: Olta takon fshehurazi burrin në 'Big Brother Albania VIP'

Olta Gixhari është ndër personazhet më të urryera nga publiku shqiptar,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Që nga nata e 24 dhjetorit, aktorja ka sjellë dinamika të ndryshme në lojë, duke qenë edhe nga personat më të kontestuar në lojë.

Javën e shkuar, ajo ishte në një nominim të fortë me Armaldon dhe Kristit. Si asnjëherë më parë, verdikti i publikut do të merrej nga studio. Olta ishte e para që i shpëtoi këtij votimi.

Por publikut, nuk i ka shpëtuar një detaj nga rikthimi i saj në lojë. Kur Olta, Maestro dhe Kristi shkuan në studio, ajo ishte me grim dhe krejtësisht e rregulluar.

Por, kur u rikthye në shtëpi, pak minuta më pas, publiku ka vënë re se ajo ishte pa grim, dhe specifikisht me buzëkuqin e larguar.

Kaq mjaftoi që në rrjet të shpërthente teoria se në ato pak minuta pas skene, Olta të kishte takuar bashkëshortin dhe të ishte puthur me të.

Image

Kujtojmë se po atë mbrëmje në shtëpinë e “Big Brother”, si surprizë kishte ardhur edhe mamaja e aktores. Mes lotëve, ajo përqafoi të ëmën, ndërsa sapo iu hodh në qafë, i tha se donte të ikte nga shtëpia e “Big Brother”, sepse po çmendej.

Mamaja e saj i dha kurajë së bijës, duke i thënë se ajo është shumë mirë dhe se duhet të vazhdojë lojën.

Sakaq, mamaja e Oltës i tha aktores se edhe burri i saj e ndjek, së bashku me të birin, Amarin, ndërsa i tha se Dori është shumë i kënaqur me lojën e saj deri tani dhe se ajo duhet të vazhdojë kështu.

Mes lotëve dhe mallit, aktorja nuk “harroi” ta pyeste për bashkëshortin, Dorin se nëse është në Spanjë apo në Tiranë. Teksa i la një porosi që nuk u kuptua mirë, pasi ndërhyri Arbana dhe i kërkoi që të përshëndeten.

Por, në faqen e ndryshme të “Tik-Tok”, kanë dhënë informacion se Dori në fakt ka qenë në Tiranë dhe në ato pak sekonda është takuar me të.

(Kosova Sot Online)