A e do nëna e Luizit - Kiarën për nuse të djalit?

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 19:47
A e do nëna e Luizit - Kiarën për nuse të djalit?

Duke lexuar mesazhet e fansave nga e gjithë bota në “Big Love”  banorët në "Big Brother Albania VIP" janë mbledhur në sallon,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Derisa mesazhi më i bukuri ishte ai i nënës së Luizit e cila ka dërguar një mesazh ku shkruan:

 

“Pershendetje çapaçulat e nanës. Jeni shumë të mirë. Zoti ju rujt të tanve dhe Zoti është i madh që bani bashkë Luizin edhe Oltën në një bluze. Nana e Luizit nga New York,Angjelina Ejlli” shkruante ne mesazh.


Ky mesazh ka sjellë shumë lumturi tek Luizi dhe të qeshura tek banorët. Ne habi na bën se askund nuk përmendet Kiara dhe ky mesazh vjen pasi në rrjet Olta po komplimentohet për kujdesin ndaj Luizit ndërsa Kiara po kryqëzohet si e pashpirt.

Ndersa Kiara duket se nuk e ka pritur aspak mirë dhe ka qeshur si nën zë por më vonë i ka thënë Luizit se po e bën të dal keq në publik duke u munduar të nxjerr Kiarën se nuk kujdeset për të.

Image


(Kosova Sot Online)