Aktori i njohur dhuron 250 mijë lira

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 16:00
Aktori i njohur dhuron 250 mijë lira

Ndër të famshmit që kanë ndihmuar të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Turqi, është edhe aktori i njohur i serialeve turke, Can Yaman, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ai ka dhuruar 250 mijë lira dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga ndjekësit e tij të huaj, duke mbledhur në total 1 milionë e 550 mijë lira.

“Në këtë kohë të vështirë që po kalojmë, e kemi marrë për detyrë të përgatisim këtë fushatë, duke shpresuar se mund të ndihmojë sadopak në fatkeqësinë në vendin tim. Si Can Yaman for Children, shoqata jonë që kemi krijuar në Itali, ne bashkëpunojmë me Shoqatën AHBAP në Turqi. Ju mund të gjeni linkun e ndihmës në bio. Ju falenderojmë paraprakisht për ndihmën tuaj, me shpresën që një fatkeqësi e tillë të mos gjejë fëmijë askund në botë”, shkroi aktori në Instagram.

Ai përmes mesazheve të publikuara në italisht, anglisht dhe spanjisht, bëri thirrje që donacionet të përdoren në favor të viktimave të tërmetit në Turqi dhe gjesti i tij mori komente pozitive nga fansat.


(Kosova Sot Online)