Luizi dhe Olta bashkohen për këtë arsye

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 18:00
Luizi dhe Olta bashkohen për këtë arsye

Një dron që kishte foton e Luizit dhe Oltës, dy ‘rivalëve’, sot ka fluturuar mbi shtëpinë e "Big Brother Albania VIP", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ishte Olta ajo e cila pa dronin në qiell e nuk u përmbajt dot. Ajo bërtiste në shtëpi për dronin që kishte ardhur, madje ia bëri të ditur edhe Luizit. Ky i fundit, nuk u impresionua shumë por vijoi të konsumonte ushqimin. Sipas Luizit, Olta po përfiton shumë duke qëndruar pranë tij. Madje në fund, me ironi i tha se nëse do drona të tjerë, duhet të qëndrojë me të.

Olta: O Luiz, jemi ne të dy!

Luizi: E shfrytëzoi bluzën Olta me dal në dron. Nuk i besohet, shihe Oltën. Hajde, ke qejf me dal në dron, hajde më rri afër mu. Olta, kush më rri afër mua vetëm të mira ka.

Olta: Mbase e kanë sjellë dronin që ishte afër meje, apo jo, nuk funksionon ashtu.

Luizi: Trafikun ajror ti e di se kush e kontrollon.

(Kosova Sot Online)