Kush e justifikon sjelljen skandaloze të Kiarës ndaj Luizit?

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 23:06
Kush e justifikon sjelljen skandaloze të Kiarës ndaj Luizit?

Nuk  po gjej argument për të justifikuar sjelljes arrogante të Kiarës në raport me Luizin, sidomos gjatë ditëve kur ai ishte sëmurë, ka deklaruar opinionionisti Arbër Hajdari, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Kiara: Shumë situata këtu, kanë treguar se Olta bën disa veprime për të shfrytëzuar gjithçka për lojë. Nuk e mohoj faktin që Olta është e ndjeshme, por jo deri në pikën që ajo të duroj gjithçka ka bërë Luizi. Më vrau komenti i saj për shkak të ftohtësisë time në atë situatë. Nuk ka të drejtë Olta të ndërhyjë këtu. Luizi dhe Olta kishin bërë një bisedë me njëri-tjetrin që ata donin të më vinin mua në lojë.

Arbër: Kësaj rradhe nuk gjej arsye, për ta justifikuar sjelljen e Kiarës, se si mund të jetë aq indiferente ndaj të dashurit të saj. Ajo e ka obligim përkujdesjen. Nuk e justifikoj dot komentin “Hemo se nuk të dhemb aq shumë koka”. Nëse Olta po bën lojë, luaj dhe ti o Kiara. Kur personi yt i dashur të thotë që është sëmurë, nuk gjej argument të justifikoj veprimin tënd.

Kiara: Jemi shumë të ngarkuar, është dita e 80. Gjërat shihen ndryshe nga ekrani, ndryshe janë këtu.


Luiz: Arsyeja që nuk u afrua Kiara kam qenë unë. I thash unë mos më rri pranë se nuk doja zhurmë.

Kiara: Unë dashurinë time e tregoj në mënyra të tjera, nuk e tregoj duke i dhënë puthje apo duke i zier çaj.

Arbër: Ti ndonjëherë ke një sjellje arrogante.

Kiara: Të dy e kanë bërë këtë gjë, për të më vënë në lojë. Nuk ishte edhe aq e madhe.

Zhaklin: Unë këtë ngjarje e kam parë si luftë pushtetesh. Mërzinë e Kiarës e kuptoj dhe e justifikoj. Luizi i ka dhënë pushtet Kiarën dhe ajo njësoj si Deamishel po luan fort dhe e shikon veten në finale me Luizin. Kiara duhet ta pyeste Luizin nëse ai është mirë ose jo. Sa i përket Oltës, ajo ka patur nevojë edhe për dashuri dhe mbase e ka “përdorur” Luizin për më vonë.

(Kosova Sot Online)