Olta shpërthen në lot: Nuk mundem më, dua të iki

  • E.K /
  • 15 March 2023 - 11:11
Olta shpërthen në lot: Nuk mundem më, dua të iki

Banorja e “Big Brother Vip Albania”, Olta Gixhari mbrëmë ka shpërthyer në lot, ku si duket e ka marrur malli për djalin e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Olta në një bisedë më Armaldon tha se dëshiron të largohet nga shtëpia pasi nuk mundet më të vazhdojë rrugëtimin.

Biseda mes tyre:

Armaldo: Po ça ke që je mërzitur? Ti je vajzë e fortë, je grua e fortë. Shiko, çdo gjë e ka një sakrificë.

Olta: Nuk mundem më.

Armaldo: Të të them diçka?

Ota: Dua të iki.

Armaldo: Ti mendon se jetën e kam bërë për ta pasur siç e kam tani në këtë moment? E kupton sesa të vështirë e kam pasur, e kam krijuar vetë, ndërtuar vetë. Kurse ti e ke pasur diçka të ndërtuar.

Olta: Është shumë e dhunshme këtu, nuk mundem më!

(Kosova Sot Online)