Luiz Ejllin e mbështesin mbi 90% e kosovarëve

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 19:00
Luiz Ejllin e mbështesin mbi 90% e kosovarëve

Rekordet e mbështetjes popullore jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë i ka thyer të gjitha rekordet e mbështetjes popullore, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kosovarët janë unik se kë mbështesin si më të pëlqyerin e tyre në spektaklin Big Brother Albania VIP.

Në një sondazh me 1605 respondentë, UBO Consulting bëri matjen e opinionit publik, ku një nga pyetjet pati për protagonist banorin që spikati më shumë në Big Brother VIP Albania, Luizin.

Në pyetjen se ‘cili është banori juaj i preferuar në Big Brother VIP Albania?’, Një pjesë masive e respondentëve që shohin spektaklin BBVIP, zgjodhën Luizin.

Përkatësisht 90.5% e të anketuarve në Kosovë, thanë se Luizi është banori i tyre i preferuar.

Image

(Kosova Sot Online)