Diola: Vajzat më kërkuan të shkojmë në pushime me babain e tyre, i thash ish- burrit le të merr edhe partneren

  • E.K /
  • 18 March 2023 - 09:33
Diola: Vajzat më kërkuan të shkojmë në pushime me babain e tyre, i thash ish- burrit le të merr edhe partneren

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Diola Dosti, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, me moderatoren, Ester Bylyku, përcjell “Kosova Sot Online”

Moderatorja Ester Bylyku, e ka pyetur Diolen nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit.

Diola tha se është shumë mendje hapur.

“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre. Unë i thash ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marr dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur”.

(Kosova Sot Online)