Tolgahan flet për Almedën pas ngjarjeve të fundit në Turqi

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 12:04
Tolgahan flet për Almedën pas ngjarjeve të fundit në Turqi

Për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Almeda pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, ka folur Tolgahan Sayisman bashkëshorti i modeles shqiptare Almeda Abazi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Sayışman ka deklaruar se do të shkojë në zonën e fatkeqësisë në javën e parë të Ramazanit.

Tolghan Sayisman, president nderi i Shoqatës së Asistencës Sociale Address of Happiness, tha: “Unë do të jem në rajon në javën e parë të Ramazanit, shpresoj. Aktualisht, miqtë tanë po punojnë atje për nevoja. Ne të dy do t’i dorëzojmë dhe do të kemi iftar së bashku.”

Edhe nëse shpëtoj familjen dhe veten time, mendja ime do të jetë tek njerëzit që dua, tek ju. Shpresoj që të mos kemi më kurrë ditë kaq të këqija. Almeda është në depresion që nga tërmeti. Ajo dëshiron që unë të jem gjithmonë pranë. Nuk është e lehtë, shpresoj t’i kalojmë shpejt këto kohë.”

(Kosova Sot Online)