Luizi - Kiarës: Ose të dy bashkë ose asnjëri në finale

  • A.P /
  • 20 March 2023 - 14:16
Luizi - Kiarës: Ose të dy bashkë ose asnjëri në finale

Derisa po bisedonin në suitë, Luizi edhe njëherë përsëriti faktin që nëse del Kiara, do dalë edhe ai nga "Big Brother Albania VIP", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Ai i tha moderatores se ose ata të dy do shkojnë bashkë në finale, ose nuk do shkojë asnjëri prej tyre.

Luizi shpesh herë e ka përsëritur këtë gjë, duke thënë se loja e tij nuk do kishte kuptim pa Kiarën brenda në shtëpi.

Derisa, Kiara pak ditë më parë, duke biseduar me Oltën dhe Armaldon tha se nëse Luizi del nga shtëpia, ajo do vazhdojë lojën dhe nuk ka pse del.

(Kosova Sot Online)