Sërish zarfi i zi në 'Big Brother Albania VIP', ja kush do të largohet

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 16:37
Sërish zarfi i zi në 'Big Brother Albania VIP',  ja kush do të largohet

Pas debatit të ashpër mes Kristit dhe Antonetës, një jetër zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e "Big Borther Albania VIP", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Banorët i kërkuan Kristit që ti kërkojë falje banores, por ai tha se në asnjë moment nuk e kishte ofenduar dhe s’ ka pse t’ i kërkojë ndjesë.

 

Sipas tij, e gjitha ka qenë një batutë e përshtatshme për atë rast.

Kujtojmë se një debat i ashpër mes Antonetës dhe Kristit ndodhi në mëngjesin e të hënës. Teksa Kristi bisedonte me Luizin, Antoneta ndërhyri në bisedë duke bërë një pyetje që kishte të bënte me Kristin.


Kristi përdori një frazë në gjuhën angleze “Who the fuck is this gay”. Kjo batutë nga ana e tij, acaroi Antonetën, e cila e quajti të paedukatë dhe i kërkoi që atë batutë t’ia thoshte në shqip.


(Kosova Sot Online)