Qetsori ofendon Kristin: Ai zvarranik

  • E.K /
  • 22 March 2023 - 09:50
Qetsori ofendon Kristin: Ai zvarranik

Dje në Prime të “Big Brother Vip Albania” pati një debat mes Kristit dhe Qetsorit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë emisionit, Qetsori e quajti Kristin zvarranik, duke shtuar se nuk ia përton t’i kthejë përgjigje.

Biseda e tyre:

Kristi: Më çarmatosi me atë humorin që ka. Unë me Qetsorin nuk kam debate të vërteta. Vë re që kur unë flas, ai përgjigjet me mënyra të çuditshme.

Qetsor: Kristi është zvarranik dhe unë nuk ia përtoj t’i përgjigjem keq. Ai e ka shprehur vetë në disa momente që është zvarranik dhe unë ashtu do e shikoj. Unë e shoh si retilian.

Kristi: Nuk e kuptoj në çfarë konteksti e thotë.

Qetsor: Sillet si anëtar i Komisionit Evropian këtu, si delegues i punëve.

Kristi: Debatet mes meje dhe Qetsorin, ja kështu janë.

Qetsor: Zvarritu Kristi, atë di të bësh ti.

(Kosova Sot Online)