Kush është fajtori për ndarjen: Pique apo Shakira

  • A.P /
  • 22 March 2023 - 14:41
Kush është fajtori për ndarjen: Pique apo Shakira

Ndarja e Shakirës dhe Pique padyshim ka qenë ndër më e përfolura ndonjëherë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dyshja i dhanë fund pas shumë viteve së bashku duke bërë bujë të madhe

Futbollisti u gjykua si fajtori i prishjes së kësaj marrëdhënie pasi e tradhëtoi këngëtaren me Clara Chia Martin, të dashurën e tij aktuale.

 

Se është ai fajtori e ka pranuar edhe vet Gerard përmes një interviste të dhënë së fundmi.

Në një intervistë për mediat vendase ai rrëfeu se është mëse i vetëdijshëm për kritikat nga publiku dhe nuk e mohon aspak se është përgjegjësi kryesor për përfundimin e marrëdhënies familjare

Por la të kuptohet se e gjithë kjo nuk ka ndikuar mbi të aspak dhe nuk do të përpiqet të pastrojë imazhin e tij.

“Dua të jem i vërtetë me veten time. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim. Njerëzit që kujdesen për mua dhe ata që dua janë ata që më njohin. Pjesa tjetër nuk më intereson. Unë harxhoj energjinë time për të qenë me të dashurit e mi dhe u jap atyre atë që kam. Jam shumë i lumtur. Edhe pse kanë ndodhur ndryshime në jetën time dhe kam ditur të ruaj lumturinë”, -tha ish-futbollisti.

(Kosova Sot Online)