“E ndërpresim këtu lidhjen në këtë moment”, Luizi: A më do?

  • E.K /
  • 25 March 2023 - 14:34
“E ndërpresim këtu lidhjen në këtë moment”, Luizi: A më do?

Banorët e “Big Brother Vip Albania”, Kiara dhe Luizi janë një prej banorëve me të dashur dhe më të preferuar të publikut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dje pati një debat ndërmjet tyre, ku Luizi e pyeti Kiaren se a e do.

Kjo duket se e preku shumë moderatoren, e cila madje i tha se nëse ai mendon që ajo nuk e do edhe pas gjithë gjërave që kanë kaluar bashkë, atëherë ta mbyllin lidhjen.

“Nëse ti mendon se pas gjithë gjërave që kemi kaluar në këto 90 ditë, unë nuk të dua, këtu e ndërpresim bashkë.”- tha Kiara.

Luizi: “Thashë a më don, jo nuk më do Kiara”

Kiara: “Edhe më shumë se ç’mendon ti”

Luizi: “Edhe ma tregon kështu? Mbas 90 ditëve, 24 orë?”

Kiara: “Si, e ke ngaqë ndenja me Oltën 2 orë?”

(Kosova Sot Online)