ish-banorja për “BBV”: Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 12:57
ish-banorja për “BBV”: Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Ermiona Lekbello, ka reaguar për mbylljen e këtij emisioni duke thënë se autorët e këtij reality-show kanë kaluar çdo tolerancë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më. Të paguajnë këtë fatkeqësi që ndodhi. Mos i hengshi paratë”, ka shkruar artistja.

Dy ditë më parë media Top Channel ka rënë pre e sulmit të kallashnikovit ku për pasojë ka ndërruar jetë 60-vjeçari Pal Kola, punonjës i sigurisë.

(Kosova Sot Online)