Luizi me lot në sy: E njihja Pal Kolën, çfarëdo të marr me vete nga ky rrugëtim, një pjesë do ja dhuroj familjes së tij

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 09:45
Luizi me lot në sy: E njihja Pal Kolën, çfarëdo të marr me vete nga ky rrugëtim, një pjesë do ja dhuroj familjes së tij

Banorët e “Big Brother Vip Albania”, dje mbetën të trishtuar dhe të habitur, kur mësuan rreth sulmit të ndodhur ndaj “Top Channell”, ku mbeti i vrarë Pal Kola, roja i godinës, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ndërkohë, Luizi, i përlotur, i shprehu ngushëllimet familjes së Pal Kolës, ku tha se viktima është njeri i njohur për të.

Gjithashtu, Luizi me lot në sy premtoi se cilido të jetë çmimi që do të fitojë nga ky program, do ta ndajë një shumë të konsiderushme me familjen e të ndjerit Pal Kola.

"I them familjarëve të Kolës se çfarëdo të marr me vete nga ky rrugëtim, një pjesë të konsiderueshme do ia dhuroj' u shpreh Luizi.

(Kosova Sot Online)