
Albin Kurti pyetet se çfarë mendimi ka për Luizin, befason me përgjigjen e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një emision në një pyetje virtuale është pyetur nga një qytetar se a i pëlqen banori më i komentuar i “Big Brother VIP Albania”, Luzi Ejlli, shkruan “Kosova Sot Online”.
“A po të pëlqen Luizi i Big Brother Albania”, ishte pyetja e qytetarit të cilën e lexoi gazetari.
Mirëpo, Kurti tha se nuk e ndjek këtë emision.
“Për besë nuk e ndjek, ndoshta është keq se nëse ndjeket aq shumë duhet ta di edhe unë se çka po ndjek populli”, tha Kurti .
(Kosova Sot Online)