"Eurovision-i", Ronela për Albina Kelmendin: Nuk ta kemi friken vokalisht

  • E.K /
  • 30 March 2023 - 13:38

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka thënë fjalë të mira dhe e ka “këshilluar”, Albina Kelmendin, e cila bashkë me familjen e saj do ta përfaqësoj Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, shkruan “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në “Instastory”, ajo i uroj suksese Albines, duke i thënë që të shijojë këtë eksperiencë të veçantë, pasi ajo e ka vokalin.

“Albina Kelmendi, suksese pafund këtë vit! Mos mendo për rezultate,mendo të shijosh eksperiencen me të veçantë që do kesh ndonjëherë! Sta kemi friken vokalisht. Root për Shqipërinë këtë vit në Eurovizion”, shkroi Ronela.

Ndërkohë, vitin e kaluar Ronela Hajati përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.

(Kosova Sot Online)