Armaldo: Nuk po e shoh fare ‘Big-un’, ata po flenë gjumë, nuk ka atmosferë të bukur

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 09:07
Armaldo: Nuk po e shoh fare ‘Big-un’, ata po flenë gjumë, nuk ka atmosferë të bukur

Ish-banori i “Big Borther VIP”, Armaldo Kllogjeri ka treguar banorin të cilin nuk do dëshironte ta takonte pas mbarimit të spektaklit, është Kristi, raporton “Kosova Sot Online”.

“99.9 është Kristi”.

Armaldo ka thënë se nuk e shikon BBV-në, pasi sipas tij prej se ka dalur ai nuk ka parë asnjë skenë humori.

Ai tha se të gjithë po flenë në gjumë.

“Nuk po e shoh fare ‘Big-un’, ata po flenë gjumë të gjithë. Më thuaj një skenë humori që kur kam dalë unë, një skenë empatie mes lojtarëve brenda. Gjithsesi aty lojtarë të fortë dihet se kush janë. Nuk e shoh sepse shoh që nuk ka atmosferë të bukur”- u shpreh maestro.

(Kosova Sot Online)