Luizi Ejlli sulltani i 'Big Brother Albania VIP''

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 14:18
Luizi Ejlli sulltani i 'Big Brother Albania VIP''

Ditën e sotme, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” janë vendosur para një tjetër sfide, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Ata realizuan një fotosesion, të dedikuar me sixhadet artizanale.

 

Secili prej banorëve, kishte mundësinë të përdorte veshje të ndryshme dhe aksesorë për të realizuar fotot. 

Luizi Ejlli u shfaq i veshur si sulltan, ndërsa realizoi fotot e tij.


Në zarfin e bardhë të futur në shtëpi, thuhej se pas përfundimit të shkrepjes së fotove, banorët kishin si detyrë të zgjidhin dy persona, që sipas tyre kishin realizuar foton më të bukur.


(Kosova Sot Online)