Mariza Ikonomi tregon nëse ka qenë në lidhje me Luizin: Është një djalë shumë i mirë

  • E.K /
  • 01 April 2023 - 12:06
Mariza Ikonomi tregon nëse ka qenë në lidhje me Luizin: Është një djalë shumë i mirë

Këngëtarja, Mariza Ikonomi, ka sqaruar fotografitë që kanë qarkulluar në rrjet me Luizin, raporton “Kosova Sot Online”.

Mariza dhe Luzi janë përfolur se kanë qenë në histori dashuri.

Mariza ka treguar se nuk ka qenë në lidhje me Luizin.

Ajo tha se Luzi është djalë i mirë dhe se e vlerëson si koleg.

“Sinqerisht nuk ia kisha idenë për këto thashetheme që janë përhapur. Fotot tona janë shkrepur në prapaskenën e Festivalit. Nëse s’gabohem ka qenë hera e parë dhe e fundit që ne kemi bërë foto.S’kemi pasur asnjëherë lidhje. Luizi është një djalë shumë i mirë, karizmatik dhe një koleg që e vlerësoj shumë”, tha Ikonomi.

(Kosova Sot Online)