Luizi: Vë bast që ikën Efi para të shtunës, kështu është kur prishesh me Kinën

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 11:48
Luizi: Vë bast që ikën Efi para të shtunës, kështu është kur prishesh me Kinën

Që pas rihyrjes në “Big Brother VIP” raporti miqësor mes Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllit është prishur dhe nuk është më ai raporti i afërt që e kanë pasur përpara, shkruan “Kosova Sot Online”.

Luizi dje tha se vë bast që Efi do të largohet nga shtëpia para të së shtunës. Sipas tij arsyeja që ajo do të largohet është sepse ka prishur raportet me të.

Pjesë nga biseda:

Luiz: Vë bast që ikën Efi para të shtunës.

Nita: Pse po thua kështu?

Luizi: Po kështu është kur prishesh me Kinën. Kush do e vë bastin me mua.

Qetsori: Nuk ikën Efi pa spektakël.

Luizi: E ikur quhet, e ka ndarë mendjen që sot.

Kristi: Këta që kanë ardhur nga jashtë kanë hyrë plot mllef.

(Kosova Sot Online)