Pas debateve pajtohen Efi me Kiarën

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 15:39
Pas debateve pajtohen Efi me Kiarën

Pas disa keqkuptimeve, më në fund  Efi e Kiara u pajtuan,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Vajzat kanë vendosur që çdo problem që lindi nga jashtë shtëpisë së Big Brother Albania VIP, ta lënë jashtë ashtu edhe siç thotë rregullorja e BB.

 

Si dy vajza të rritura, Kiara dhe Efi janë ulur dhe kanë folur me njëra-tjetrën duke sqaruar keqkuptimet mes tyre. Edhe pse mund ta kishin bërë më parë dhe të shmangnin çdo situatë të pakëndshme që krijuan është me rëndësi fakti që gjetën gjuhën e përbashkët.

Në një bisedë ku nuk kanë munguar lotët dhe përqafimet, Efi dhe Kiara i dhanë një shuplakë gjuhës së urrejtjes së përdorur ndaj të dyjave në mediat sociale këto ditë.


(Kosova Sot Online)