Ja si nisi lidhja e Rita Orës dhe Taika Waititi-t

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 17:23
Ja si nisi lidhja e Rita Orës dhe Taika Waititi-t

Këngëtarja shqiptare Rita Ora po shijon romancën e saj disa-vjeçare me regjisorin Taika Waititi, të cilit i ka thënë “Përgjithmonë PO”, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

Ata janë tashmë burrë e grua, mirëpo nisja e tyre nuk kishte menjëherë shkëndija dashurie.

 

Rita dhe Taika u njohën disa vite më parë dhe qëndruan shokë, deri në momentin që një shkëndijë lindi mes tyre dhe i bëri të jenë bashkë sot.

Këngëtarja rrëfen si miqësia e tyre u shndërrua në lidhje:

“Ne thjesht ramë në këtë ritëm të jashtëzakonshëm dhe nuk pati asnjë përpjekje, dhe u ndjeva vërtet me fat sepse ishim miq shumë kohë përpara se të vendosnim të prishnim gjithçka për të shkuar në nivelin tjetër”

Para se gjërat të bëheshin romantike, ata qëndruan si dy miq të mirë për tre vjet e gjysmë.

The Sun raportoi për herë të parë në gusht 2022 se Ora, 32 vjeç, dhe Waititi, 47 vjeç, ishin martuar në një ceremoni intime në Londër. Pavarësisht se gazeta britanike pretendonte se ylli i pop-it kishte ndryshuar mbiemrin e saj në Waititi, ajo la të kuptohej në “Heart Breakfast” se nuk ka në plan të heqë dorë nga emri i saj i vajzërisë, për të cilin tha se ka punuar “shumë fort”.

 

(Kosova Sot Online)