Në shtëpi vendoset kënga e Butrintit Imerit, Luizi: Këto tekste pa kuptim, pa pikë lidhje hiç

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 12:54
Në shtëpi vendoset kënga e Butrintit Imerit, Luizi: Këto tekste pa kuptim, pa pikë lidhje hiç

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmë u vendos një këngë e këngëtarit, Butrint Imeri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, si duket Luizit kjo këngë dhe teksti nuk i ka pëlqyer.

Tekstin e këngës në fjalë, Lorenc Hasrama, nisi që t’ia shpjegonte Krist Aliajt, por e ndërpreu Luiz Ejlli, i cili i kthehet: “Mos ma thuaj më se u preka”.

Këngëtari më pas i drejtohet Bledi Manes duke e pyetur: “Si e shpjegon këtë trendin e teksteve pa kuptim, pa pikë lidhje hiç?”.

(Kosova Sot Online)