Ja kush e befasoj aktoren e njohur turke

  • A.P /
  • 09 April 2023 - 13:11
Ja kush e befasoj aktoren e njohur turke

Aktorja e njohur turke Nyrgyl Jeshilçaji ka mbushur 47 vjeç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aktores iu bë nga kolegët e kastit një festë surprizë, pikërisht gjatë xhirimeve për projektin e fundit.  Pak ditë më parë aktorja, as e kishte menduar që kjo ditëlindje do të bëhej e veçantë për të, nga vëmendja e miqve dhe kolegëve me të cilët po ndan sheshxhirimin.

 

Ajo bashkëpunon për këtë projekt me emra të njohur të botës së serialeve, si Selim Bajraktar, Benu Jelldërimllar e Rabia Sojtyrk.

Kolegët e saj e kanë surprizuar atë duke e vendosur para tortes së ditëlindjes, ndërsa, aktorja e vlerësuar si një nga më të bukurat në radhën e kolegeve të saj, ka pozuar para aparatit duke deklaruar se ndihej e lumtur që po e festonte ditëlindjen duke punuar.


(Kosova Sot Online)