Ronaldo: Nita Latifi lojtare e dështuar, po ha bukë kot

  • A.P /
  • 09 April 2023 - 16:00
Ronaldo: Nita Latifi lojtare e dështuar, po ha bukë kot

Pasi Nita zgjodhi të dërgojë në televotim banorët e rinj ndezi debat mes banorëve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ishte Ronaldo ai i cili u shpreh se është i mllefosur nga formula e lojës dhe nga fakti që avantazhe u jepen banorëve që rrijnë kot në shtëpi. Ai tha se Nita, Keisi dhe Dea hanë bukë kot në shtëpi dhe se kanë mbërritur deri në këtë pikë të lojës kot.

 

Sa për Nitën dhe Dean, Ronaldo tha se e kanë shtyrë deri këtu me zarfe, e nominime dhe janë lojtare të dështuara. Për Keisin, ai tha se ka 60 ditë në shtëpi falë hyrje së Sabianit dhe lidhjes që krijoi me Kristin.


Kjo e fundit, i kërkoi Ronaldos të mos ia përmendë më babanë, ndërsa Dea u shpreh e çuditur nga fjalët e Ronaldos. Nita nga ana tjetër, zgjodhi ta injoroi dhe duke qeshur hante tortë teksa shihte Ronaldon.

“Sa të shijon kur ha kot”, u shpreh Nita.  

Image

(Kosova Sot Online)