'Zarf i zi' në 'Big Brother Albania Vip', por për kënd kësaj radhe?

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 14:49
'Zarf i zi' në 'Big Brother Albania Vip', por për kënd kësaj radhe?

Si një ide banorëve, Luizi u ka propozuar që të krijojnë një zarf të zi për Ronaldon, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërkohë ata kanë nisur të përgatisin rrengun për të...

 

Dea Mishel, Kiara, Visi dhe Efi kanë prerë një çantë të zezë prej kartoni, duke e shndërruar në zarf, e më pas kanë ngjitur emrin e Ronaldos në të.

Ka qënë Luizi ai që ka mbledhur të gjithë banorët në living, për t’i vënë në dijeni që në shtëpi ka ardhur një zarf i zi për Ronaldon.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Duhet të çohen banorët prej gjumit dhe do iu them do hapet në Prime. Po mos qeshni ju.


(Pasi banorët mblidhen dhe Ronaldo vjen në dhomën e ndenjes)

Ronaldo: Vetë e bërë mo

Luizi: Nuk luhet me të Ronaldo, thjesht komunikohet


Pasi mori ‘zarfin’ në dorë, Ronaldo ka kuptuar që ishte një zarf i sajuar dhe natyrisht nuk munguan edhe të qeshurat nga banorët.


(Kosova Sot Online)