Ermiona: Kam harxhuar mbi 4 mijë euro me bileta avioni, nuk më përdor njeri kollaj në këtë jetë

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 09:38
Ermiona: Kam harxhuar mbi 4 mijë euro me bileta avioni, nuk më përdor njeri kollaj në këtë jetë

Ish banorja e “Big Brother Vip Albania”, Ermiona Lekbello, ka reaguar rreth komenteve se ajo është bërë vegël e produksionit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ermiona ka treguar se ka harxhuar mbi 4 mijë euro për bileta të avionit për ardhjet e saj në Tiranë.

Ajo tha nuk e përdor askush në jetë dhe rikujton se nga Big Brother u përjashtua me zarf të zi.

“Meqënëse thoni që jam bërë vegla e produksionit, e dini sa kam paguar unë për këto vajtje-ardhjet e mia? I kam të gjitha me dokumenta, mbi 4 mijë euro, me bileta avioni e të gjitha. Unë them mendimin tim si të më dojë qejfi. Nuk më përdor njeri kollaj në këtë jetë. E keni memorien shumë të shkurtër, mos harroni që kam dal me një zarf të zi që andej”, tha Ermiona.

(Kosova Sot Online)