"Erdhi si kokrra e frikacakut", Luizi-Bledit: Burracak je, pikë fytyre nuk ke

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 09:19

Banori i BBV-së, Bledi u shpreh se hyrjet e reja, po kopjojnë Luizin dhe se bëjnë çdo gjë, fiks si ai, transmeton “Kosova Sot Online”.

Luizi u përgjigj me fjalë ofenduese, duke i thënë Bledit se ai është burracak dhe se nuk ka fytyrë.

Tutje, Luizi tha se ka guxim as të bëj debate, duke thënë se Bledi ka ardhur mbrenda shtëpisë si frikacak.

Bledi: Dua të drejtën e autorit për fjalën vegjetues, sepse e ka kopjuar te mua. Është lojtar pa identitet. Më vjen keq për audiencën. Në datën 1 prill, u futën tre mafioshka. Mafioshka është kukull ruse, që secila ka identitetin e saj. Kemi tre lojtarë të ardhur dhe janë njësoj si Luizi. I gjetëm në qoshe, në qoshe do i lëmë. Kryejnë vetëm një funksion.

Luizi: Këto që i quan ky me këto emra, po i përdor pak keq. Mos më ndërprit pra, Apo je 50 vjeç dhe do fjalën. Respektin tim nuk e ke, burracak je, pikë fytyre nuk ke. Ky zotëria doli si burrë dhe erdhi si kokrra e frikacakut. Ai nuk ka këllqe. Nuk ka guxim as për debat, ngrihet dhe ikën. I kam thënë çfarë ke me Kiarën, ke me Kiarën dhe çfarë ka me mua, e ka me mua. Ronaldo ka ardhur ndryshe, por prap i thash nuk e di nëse ai do e mbante dot 24 orë. Ai nuk mundi ta mbante dot.

(Kosova Sot Online)