Luizi: Po të isha veshur e po të isha mbajtur mirë qysh në fillim, Kiara do më kishte pranuar që në fillim

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 10:11
Luizi: Po të isha veshur e po të isha mbajtur mirë qysh në fillim, Kiara do më kishte pranuar që në fillim

Kiara Tito në shumë raste, shpeshherë i kërkonte hapësirë Luizit, ku i thoshte që situata të “rrjedhë” vetë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Por, tani si duket rolet kanë ndryshuar, ku si duket Luizi po kërkon hapësirën e tij.

Këtë gjë e ka thënë gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku ishte e pranishme edhe Kiara.

Po ashtu, ai shtoi se po të ishte veshur më mirë dhe po ta kishte mbajtur vetën, Kiara do ta shikonte dhe do ta pranonte që nga fillimi.

“Po të isha veshur e po të isha mbajtur mirë qysh në fillim, më kishte pranuar Kiara që në fillim. Me ja vështirësuar, me ja bërë të pamundur. Dhe tani zonja e zotërinj vjen momenti i hapësirës. Tani edhe unë kam nevojë për hapësirë”, tha Luizi, që me siguri e kishte në sensin e shakasë.

(Kosova Sot Online)