Don Xhoni dhuron donacion për ndërtimin e një shtëpie për një familje

  • E.K /
  • 15 April 2023 - 11:47
Don Xhoni dhuron donacion për ndërtimin e një shtëpie për një familje

Reperi i njohur, Don Xhoni, ka bërë një gjest human në muajin e shenjtë të Ramazanit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Rap-artisti nga Drenica ka vendosur që të dhurojë donacion për ndërtimin e një shtëpie të re për një familje nevojtare.

Këtë lajmërim e ka bërë Halil Kastrati.

“Faleminderit shumë Don Xhon. Përmes shoqatës tonë po e gëzon një familje me shtëpi të re. Për Iftar sot te shoqata jonë ishte këngëtari Don Xhoni i cili dhuroi donacion për ndërtimin e një shtëpi për një familje nevojtare. Zoti e shpërbleftë”, ka shkruar Kastrati sipër një foto ku shihet bashkë me Don Xhonin.

(Kosova Sot Online)