A paguhen banorët në 'Big Brother Albania VIP'?

  • A.P /
  • 16 April 2023 - 13:07
A paguhen banorët në 'Big Brother Albania VIP'?

“Big Brother Albania VIP” është një produksion, që ka në qendër të vëmendjes fitimin dhe jo vetëm nga produksioni, por edhe nga vetë banorët.

Edhe pse vitin e shkuar është mohuar se personazhet janë paguar, duket se disa prej tyre, kanë firmosur për të marrë pagesa për tu bërë pjesë e “Big Brother”.


Duke qenë se kontratat janë individuale, vetëm disa prej tyre kanë marrë pagesë, ndërkohë që të tjerët jo vetëm që nuk janë paguar për ditët e qëndrimit, por edhe kanë kërkuar ata vetë që të bëhen pjesë e lojës, duke pranuar çfarëdo lloj kushtesh që do t’i vendoseshin. E duket se një fakt të tillë e kanë pranuar edhe vetë banorët. Rikthimi i Efit dhe Kiarës në “Big Brother VIP” është shoqëruar me mjaft zhurmë.

Mes shumë hipotezash nuk ka munguar as ajo se vajzat kanë pranuar të rikthehen kundrejt një pagese nga produksioni, të cilit pas daljes së Oltës, “ringjallën” programin me rikthimin. Në një bisedë të qetë me miken e saj, Efi thotë se vendosi për rikthimin brenda ditës dhe pasi mori pagesën u fut brenda.

(Kosova Sot Online)