Kujt po përpiqet t’i japë Tuna mesazh?

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 14:56
Kujt po përpiqet t’i japë Tuna mesazh?

Këngëtarja Tuna Sejdi surprizoi të gjithë fansat pasi solli një duet muzikor me Cozman, të titulluar “I huj”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Duket se përveçse në muzikë, çifti u rikthye edhe në jetën reale duke rinisur marrëdhënien aty ku e lanë, e kësaj here me shumë bujë.

Nuk e dimë nëse Tuna ishte “betuar” që s’do të rikthehej më me Cozman, por postimi i fundit ngre dyshime se ajo kërkon t’i thotë diçka dikujt.

“Theva rregullat e mia për ty. Nuk mjafton kjo?”- shkruhet në postim.

(Kosova Sot Online)