Kristina Bakiu: Unë jetoj me vjehrrën, nuk e ka problem që nusen e ka modele, jam me fat

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 10:19
Kristina Bakiu: Unë jetoj me vjehrrën, nuk e ka problem që nusen e ka modele, jam me fat

Modelja e njohur shqiptare, Kristina Bakiu, në një emision ka folur rreth jetës së saj private, raporton “Kosova Sot Online”.

Kristina ka treguar se jeton në një shtëpi bashkë me vjehrrën.

Ajo ka treguar se ka një raport shumë të mirë me vjehrrën e saj.

Ajo ka treguar se vjehrra e saj është shumë krenarë me të, dhe se është më shumë fat që e motivojnë për të punuar dhe për të ecur përpara.

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, unë jetoj me vjehrrën. Vjehrra nuk e ka problem që nusen e ka modele, është shumë krenare madje për këtë, gjithë familja edhe për këtë jam falënderuese sepse ka familje që nuk e kuptojnë profesionin e modeles. Unë jam me fat sepse më pranojnë, më motivojnë për të ecur përpara dhe për të punuar më shumë. Kënaqen për çdo arritje timen, kështu që jam shumë falënderuese për këtë”-tha ajo.

(Kosova Sot Online)