“Ramazani i parë që e kam agjëru fillim-fund”, Ylli: Pa bukë e ujë, e kupton shumë më mirë dikon që nuk ka

  • E.K /
  • 21 April 2023 - 13:04
“Ramazani i parë që e kam agjëru fillim-fund”, Ylli: Pa bukë e ujë, e kupton shumë më mirë dikon që nuk ka

Këngëtari, Yll Limani, përmes një instastory, ka treguar se në këtë vit ka qenë hera e parë që ka agjëruar të gjithë Ramazanin, pra nga dita e parë deri në ditën e fundit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Pa konsumuar ushqim dhe ujë, ai tregoi se e kishte më të lehtë ta kuptonte si ndjehet dikush që nuk ka.

Ai ka shkruar se në këtë muaj ka reflektuar dhe nuk ka për çka të ankohet dhe duhet të jemi falënderues çdo ditë.

Në një postim në InstaStory, këngëtari shkruan:

“Ky ka qenë Ramazani i parë që e kam agjëru fillim-fund. Mësova shumë për vetëdisiplinë, me pas kujdes, ç’ka them, shoh, nij, mendoj edhe boj.

Pa bukë e ujë, e kupton shumë më mirë dikon që nuk ka.

Gjatë ton muajit kam reflektu, ku jom, ku po du me shku edhe çka jom tu bo mirë ose keq.

Msova që përnime nuk kom për çka me u anku: fokusohu në çka ki edhe ji falenderues 24 orë në ditë.

Ma e rëndësishmja, m’u rikonfirmu edhe nihere fuqia e qëllimit: kur e ki të qartë çka po don, gjithçka osht e mundshme.

Zoti na pranoftë agjërimin!”- shkruan ai.

(Kosova Sot Online)