Godet Luizi: Efi nuk ka shans të fitojë

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 17:02
Godet Luizi: Efi nuk ka shans të fitojë

Për 4 finalistët e datës 6 maj, kanë diskutuar banorët në "Big Brother Albania VIP", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kristi u shpreh se kur dikush shpreh një mendim, do të thotë që e dëshiron atë gjë. Sipas Luizit, nëse ai shkon në finale me Kristin dhe Qetsorin, e ka të sigurt fitoren dhe nëse shkon me Dean dhe Nitën, ka dyshime.

 

Sa i përket Efit që mbrëmjen e kaluar u shpall finalistja e dytë, Luizi shprehu bindjen se ajo nuk ka asnjë shans ta fitojë garën e Big Brother Vip 2.

Sipas tij, Efi u shpall finaliste për vetë faktin se është karakter i fortë, që krijon debate dhe situata në shtëpi, por vetëm kaq.

(Kosova Sot Online)