Rozana: Megi Pojani nuk është mirë mendërisht

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 15:54
Rozana: Megi Pojani nuk është mirë mendërisht

Reagime të shumta edhe nga fytyrat publike, ka pasur për videon e Megi Pojanit ku shihej duke u tallur në varreza, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Një reagim kësaj radhe nuk mungoi as nga këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi.

Ajo tha se dita e sotme nuk ka qenë e mirë për të pas videos që pa të modeles së njohur, përmendur faktin se e ëma i ka ndërruar jetë para 16 viteve.

Artistja e mirënjohur shtoi se është një video e shëmtuar, e cila e ka lënë totalisht pa fjalë.

Reagimi i plotë i Rozana Radit:

“Sot nuk ka qenë një ditë e mirë sepse si sot para 16 viteve kam humbur nënën në një moshë shumë të mirë.

Ndërkohë sot shikoj në rrjet një video të shëmtuar të Megi Pojanit në varreza, e cila më ka shokuar më ka lënë pa fjalë.

Nuk e di se çfarë është në gjendje të bëj njeriu për pak famë, nuk arrij ta kuptoj dhe nuk e arsyetoj dot këtë video.

Nuk gjej fjalë, moj Megi Pojani të ruajt Zoti ato mendtë e kokës, mendoj që ti nuk je mirë mendërisht”.

(Kosova Sot Online)