Efi: Unë e shikoj veten fituese, Luizin nuk e konsideroj fare

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 17:52
Efi: Unë e shikoj veten fituese, Luizin nuk e konsideroj fare

Sa i përket dy finalistëve të parë Luizit dhe Efit, në shtëpi kanë nisur përplasjet e para, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kristi i tha Efit se po çuditet nga qetësia e saj këto ditë. Sipas tij, për aq kohë sa edhe Luizi edhe Efi “bërtasin” me zë se janë fitues, kjo tregon se ata kanë frikë të përballen e të debatojnë me njëri-tjetrin.

Sipas Efit ajo nuk ka aspak frikë nga Luzi dhe se nuk e konsideron fare atë, as si fitues dhe as si banor. Sipas saj, ajo e sheh veten fituese më 6 maj.

Efi e mbështeti këtë koment, me idenë që ajo nuk është e paaftë dhe se është vajzë me argumenta që di t’i bëjë ballë debateve apo diskutimeve në shtëpi.


(Kosova Sot Online)