Mihrije Braha: Është e tmerrshme ku shkon mendja e zezë e disa të mjerëve

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 15:20
Mihrije Braha: Është e tmerrshme ku shkon mendja e zezë e disa të mjerëve

Kohëve të fundit, në rrjetin social Tiktok, janë publikuar disa pamje ku aludohej se ishte këngëtarja e njohur Mihrije Braha, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër Braha, duke i dënuar ata që e keqpërdorin imazhin e saj me foto-montazh.

 

Në vijim mund ta lexoni postimin e plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

"Keta 2 veta kriminela qe bejne montazha te ketilla do te zihen shpejt dhe te denohen per kete lloj krimi se krim eshte !Normalisht qe une nuk jam ketu dhe sigurisht qe reagoj ! Eshte e tmerrshme ku shkon mendja e zeze e ketyre te mjereve ! Une s kam nevoje per fame o te mjere se jam e famshme ! Asgje qe del prej ketyre plehrave nuk na bene as mua as Naimin as familjen time qe te ndjehemi keq, por per shkak te adhuruesve te sinqert po reagoj duke ju premtuar se bashk me organet e krimit kibernetik kemi me ju gjete juve qe jeni munduar me na fye mua dhe familjen time !
Mihrije Braha & Naim Abazi".

(Kosova Sot Online)