500 euro bileta më e lirë për të parë live finalen e 'Big Brother Albania Vip'

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 15:09
500 euro bileta më e lirë për të parë live finalen e 'Big Brother Albania Vip'

Në faqen zyrtare thuhet se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë nga afër e finales së "Big Brother Albania VIP", do të duhet të paguajnë bileta që nisin nga 500 euro, dhe për arsye sigurie vendet do të jenë të limituara, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Fillimisht u tha se finalja do të mbahej në ambientet e Air Albania, por deri tani nuk dihet nëse finalja do të mbahet te stadium apo në ambientet e Top Channel.

Bileta për të marrë pjesë në finale nuk është e aksesueshme online, dhe kërkesa do të duhet të bëhet vetëm përmes emailit zyrtar.

Image

(Kosova Sot Online)