Luizi: Gjithmonë e kam pas ëndërr me hap një kopsht, tregon arsyjen unike

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 10:30
Luizi: Gjithmonë e kam pas ëndërr me hap një kopsht, tregon arsyjen unike

Banorët e “Big Brother Vip Albania” i kanë treguar njëri-tjetrit për ëndrrat e tyre dhe se si mund t’i shpenzojnë parat, nëse do ishin fitues të këtij edicioni, përcjell “Kosova Sot Online”.

Luizi i ka treguar se ka pasur gjithmonë ëndërr të ketë një kopsht fëmijësh, duke thënë se në këtë mënyrë do të kontribuoj në rritjen e tyre.

“E kam ëndërr o Krist! Me hap një kopsht…Për Zotin gjithmonë e kam pas ëndërr. Me marrë 4-5 edukatoresh dhe një infermiere, 2 sanitare, 7-8 vetë staf. Kamera gjithandej, se normal është përgjegjësi e madhe. Me drekë, me të gjitha, e kam pas ëndërr gjithmonë, se më duket sikur po kontribuoj në rritjen e tyre.”, është shprehur këngëtari.

(Kosova Sot Online)