Bebe Rexha: Burrat flasin dhe hanë të parët, gratë trajtohen si njerëz të dorës së dytë

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 17:21
Bebe Rexha: Burrat flasin dhe hanë të parët, gratë trajtohen si njerëz të dorës së dytë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka dhënë së fundmi një intervistë të re për revistën e famshme amerikane, Rolling Stone, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka folur mbi karrierën dhe jetën e saj, ku sigurisht çështja kryesore ka qenë diskutimi mbi albumin e saj të ri me titull “Bebe”.

Por përveç këtyre, revista ka shkruar edhe për prejardhjen e artistes shqiptare, duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo thotë se mentaliteti i saj “gjithmonë nxitues” vjen nga rritja në një familje emigrantësh.

“Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babanë e saj që emigroi në ShBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21 vjeçare në fund të viteve tetëdhjetë, para Luftërave Jugosllave”, shkruan Rolling Stone.

(Kosova Sot Online)