Adelina Tahiri sqaron lajmet për ndarjen nga bashkëshorti, "Më kanë gjykuar për diferencën në moshë"

  • E.K /
  • 29 April 2023 - 11:49
Adelina Tahiri sqaron lajmet për ndarjen nga bashkëshorti,

Këngëtarja, Adelina Tahiri, ka sqaruar fjalët mbi ndarjen e mundshme me bashkëshortin e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron.

Ajo tha se e duan shumë njëri tjetrin dhe se ajo është shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj.

Tutje, ajo tha se ka pasur shumë paragjykime rreth diferencës së madhe në moshë që kanë ata në mes tyre.

Ajo shtoi se meshkujt që janë në moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabim.

Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar”, tha Adelina.

“Edhe pse më kanë gjykuar pafund për diferencën në moshë, meshkujt në moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”, shtoi këngëtarja.

(Kosova Sot Online)