Fifi tregon momentin e ardhjes në jetë të djalit të saj

  • A.P /
  • 30 April 2023 - 12:15
Fifi tregon momentin e ardhjes në jetë të djalit të saj

Fifi, u bë nënë për herë të parë ditën e martë (25 prill), shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 Ajo djalin e ka pagëzuar me emrin Theo Mal.

 

Së fundmi këngëtarja ka publikuar në TiKTok një video të shkurtër të ditës kur erdhi në jetë djali i saj. Videon e ka kompletuar me disa momente të rëndësishme, duke e përshkruar tërësisht situatën që kaloi.

“Një video e shkurtër e ditës që erdhi në jetë im bir Nuk po e kuptoja çfarë po ndodh me trupin tim e as me bebin kur filluan kontraksionet deri ia dëgjova rrahjet në monitor…kisha frikë. Dhe nuk dua të tregoj përjetimin se sa e vështirë ishte. Thjesht dua të falënderoj Zotin që ndihmojë ta sillja në jetë melaqen. Momenti që e kisha në krahë. Momenti më i bukur në jetë. Bekim. Faleminderit dhe ty (Adisit). Faleminderit shpirt që më bëre të përjetoj ndjenjën më të shtrenjtë në botë. Tani e kuptoj sa të bekuara qenkan nënat".

Image

(Kosova Sot Online)