Maestro tregon se a beson te dashuria e Luizit dhe Kiarës, "Do ta vërtetojë koha"

  • E.K /
  • 02 May 2023 - 12:47
Maestro tregon se a beson te dashuria e Luizit dhe Kiarës,

Ish banori i “Big Brother Vip Albania”, Maestro Kllogjeri, në një intervistë është pyetur nëse beson te dashuria e Luizit dhe Kiarës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Armaldo u shpreh se ‘e kam besuar dhe do vazhdoj ta besoj’, duke thënë se aty të dy kanë një lidhje të vërtetë.

Mirëpo, ai ka shtuar se kur këtë gjë do ta vërtetojë koha.

“Për lojën që kam parë brenda, për aq sa unë kam qëndruar, e kam besuar dhe vazhdoj ta besoj.

Nuk i kam njohur si natyrë jashtë, Luizin e njoh vetëm për 1 muaj qëndrim bashkë në Eurovision. Por mendoj se ata kanë një lidhje të vërtetë.

Por jashtë këtë do ta vërtetojë koha. Unë në dasmë do vij i ftuar me lek. Ta shfrytëzojmë siç po e shfrytëzojnë të gjithë, Luizi, Luizi”, tha Maestro.

(Kosova Sot Online)