Noizy kapet në koncert: A ke qejf të përfundosh në spital?

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 18:02
Noizy kapet në koncert: A ke qejf të përfundosh në spital?

Në një nga koncertet e reperit Noizy, raportohet se  ka ndodhur një incident, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një video të publikuar në rrjet shihet teksa reperi i tensionuar kërcënon në mes të club-it qytetarin i cili kishte shkuar të ndiqte përformancën e tij.

Si duket shkak është bërë një emër që i riu kishte shkruajtur në telefonin e tij, emër i cili nuk i ka pëlqyer aspak Noizyt dhe duke marrë parasysh reagimin e reperit e sigurt që do ketë qenë emëri i ndonjë prej rivalëve të tij.

“A ke qejf me përfundu në spital?”, dëgjohet teksa i thotë Noizyt të riut që i kishte hedhur telefonin në skenë.

“Është dhe njëri këtu me telefon nëse ka qejf të përfundojë në spital. Çoje edhe njëherë telefonin nëse ke b*th. Hajde kush ka b*le. Kush është ai që e nxori telefonin me një emër. A ke qejf të përfundosh në spital? Hajde këtu hajde, a ke qejf të prfundosh në spital?”, shton Noizy.

(Kosova Sot Online)