Maestro tregon se çfarë dhurate do i jap Luizit dhe Kiarës për dasmën e tyre

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 10:25
Maestro tregon se çfarë dhurate do i jap  Luizit dhe Kiarës për dasmën e tyre

Ish banori i “Big Brother Vip Albania”, Maestro, në një emision është pyetur se çfarë dhurate do i jap Luizit dhe Kiarës në dasmën që do të organizohet në finalen e BBV, përcjell “Kosova Sot Online”.

Armaldo tha se atyre do t’i japë një zarf me para, pasi zgjedhja e dhuratave është e vështirë.

“Di që do të ketë celebrim, por me orkestër e muzikë e të kërcejmë e të këndojmë nuk e di, por edhe nëse është kështu do e festojmë. Të them të drejtën dhuratën nuk e kam menduar, do i jap një zarf se kjo zgjedhja e dhuratave është e vështirë, nusja ka shije tjetër unë tjetër, a ju pëlqen atyre, problem dhe vendi ku do e vendosin etj. Më mirë zarfin e të bëjnë ç’të duan”-tha Armaldo.

(Kosova Sot Online)