Robert Aliaj tregon arsyen se pse i lyen thonjtë në ngjyrë të zezë

  • E.K /
  • 05 May 2023 - 11:05
Robert Aliaj tregon arsyen se pse i lyen thonjtë në ngjyrë të zezë

Robert Aliaj,  shumë shpesh shfaqet me thonjtë e lyer me ngjyrë të zezë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai në një emision tregoi se i lyen thonjtë me ngjyrë të zezë, pasi ka të bëjë me patriotizmin.

Roberti tha se mban unaza me shqiponjë dhe i lyen thonjtë me manikyr të zi, si ngjyra e shqiponjës.

“Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër. Por unë dua të them, ndoshta për herë të parë ose nuk e di në ka rënë rasti, që unë edhe thonjtë i lidh me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i paragjykojnë thonjtë,” tha ai.

“Gjëja më simbolike e shqiponjës është thoi ku është arma [e saj]. Pse themi shqiponja grabitqare? Ne si shqiptarë, thoin duhet ta kishim patjetër një sport nacional identitar, siç kanë skocezët fundin,” shtoi më tej.

(Kosova Sot Online)