A do të marr pjesë Olta Gixhari në dasmën e Luizit dhe Kiarës?

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 15:28
A do të marr pjesë Olta Gixhari në dasmën e Luizit dhe Kiarës?

Dasmën e Luizit dhe Kiarës, Olta Gixhari ka deklaruar se do t’ia prishë vetëm nëse çifti nuk e fton në dasëm, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Gixhari ka bërë së fundmi një diskutim me ndjekësit, ku padyshim pyetjet rreth BBV kanë zënë vendin kryesor.

Mes tyre një nga pyetjet ishte nëse miqësia me Luizin do të vazhdojë dhe a do të marrë pjesë në dasmën e famshme të Kiarës dhe Luizit.

Olta është shprehur se miqësia padyshim që do të vazhdojë jashtë me Luizin, pasi sipas saj ata kuptoheshin mjaft mirë.

Përsa i përket dasmës, patjetër që aktorja do të marrë pjesë, por nëse nuk e ftojnë duhet të presim që Olta të prish dasmën, siç lajmëroi.

(Kosova Sot Online)